Nata e njëmbëdhjetë e spektaklit “Ferma VIP 2” solli përmes ekranit të Vizion Plus eliminime, hyrje të reja, emocione të forta dhe zgjedhje të vështira.
Nën moderimin e Luana Vjollcës, dhe me analizat e drejtpërdrejta nga Zhaku dhe Kastro Zizo, mbrëmja e së hënës pati një sërë zhvillimesh që ndryshuan dinamikën e lojës dhe krijuan tension mes fermerëve.
Roni ishte fermeri që ndërpreu rrugëtimin e tij, si pasojë e televotimit të publikut, por njëkohësisht edhe një vendimi të papritur të Big Bastës.
Për herë të parë, me vendim të Agait, Luana shpalli emrin e fermerit më të votuar nga publiku, atë të Big Bastës.
Fermeri pati një avantazh të veçantë: të zgjidhte nëse do të shpëtonte të eliminuarin dhe të mbanin vetëm 10% të buxhetit, apo ta linte jashtë dhe të përfitonte 100% të shumës.
Pas një momenti reflektimi, Big Basta vendosi të përdorte strategji të forta në lojë. Zgjodhi buxhetin maksimal, duke i dhënë fund rrugëtimit të Ronit në spektakël. Një vendim që pati reagime të papritura nga të gjithë konkurrentët.
Por ndërsa një derë u mbyll, një tjetër u hap në “Ferma VIP 2”. Një hyrje e re befasuese surprizoi fermerët: Nenna, vajza nga Peja, u bë zyrtarisht pjesë e këtij formati.
Me pamjen e saj tërheqëse dhe hyrjen me shumë stil, Nenna mori menjëherë vëmendjen. Rrjedhja e ditëve do të tregojë nëse ajo do të ndikojë në aleancat ekzistuese dhe do të sjellë të tjera dinamika në fermë.
Një tjetër moment emocionues u përjetua nga Esteri, e cila gjatë javës ka treguar me shpesh mungesën që ndjente për prindërit, veçanërisht për të atin që kishte kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore. Një surprizë e papritur nga dy prindërit e saj solli lot, reflektim dhe shumë ndjeshmëri.
Nga ana tjetër raporti i Limit me Albën vijon të mbetet në qendër të vëmendjes. Një marrëdhënie kjo që ka shkaktuar trazira jo vetëm brenda në fermë por edhe te publiku.
Me debate të forta, vendime të papritura dhe emocione të vërteta, “Ferma VIP 2” vijon të jetë një nga programet më të komentuara në median shqiptare ndaj mos humbisni asnjë moment 24 orë në 7 ditë të javës në me dy kanale të dedikuara në platformën Tring,si dhe në përmbledhjen ditore në Vizion Plus./vizionplus.tv