Kryesocialisti Edi Rama në mitingun përmbyllës në Tiranë, u dnal edhe njëherë te parashikimi për zgjedhjet e 11 majit, një ditë pasi e bëri në Kuç të Vlorës.
Ai tha se askush nuk duhet të habitet se PS do të marrë minimalisht 78-të mandate në 11 maj.
Lexo edhe :
Related Posts
Në fjalën e tij ai bëri një analzië të shkurtër për çdo qark, ndërsa nuk ndali ironinë për kundërshtarin politik.
“Jam dakord me kundërshtarët tanë që thonë se ne nuk mundemi me votë, se që të na mundësh ne duhet të jesh më i mirë se ne. Q të na mundësh ne besoj se do të duhet të presim ende nga materniteti, pasi edhe ata që janë sot të rinj më shumë ngjajnë me kundërshtarin tonë. Unë ju them që ne marrim minimalisht 78-të mandate. Është truk thanë disa për memorandumin e Kuçit? Po pse qenka truk? Ne sot kemi 74-ër mandate. A mund të më thotë kush se pse duhet të humbim 74-ër mandate? Në Kukës në mos e marrshim ndonjë tjetër, nuk na e marrin këtë që kemi apo jo, se nuk e lejon matematika. Në Shkodër kemi 3 mandate nga 11 që ka Shkodra, më pak nuk ka ku të shkojë. Pse do ta humbim edhe një tjetër, apo pse Bardh hardhuca ai që mundi Benet Becin dy vjet më parë, ai që po pastron qytetin. Unë them se çfarë kemi bërë ne 2 vjet për Shkodrën bashkë me Benetin unë them që ne të pretendojmë minimum edhe 1 mandat plus, edhe pse mandatet thonë 2 plus. Shkojmë në Lezhë, kemi tre mandate nga shtatë. Që të humbim edhe një tjetër duhet që Lezha të gdhihet në mëngjes me mendje se ndryshimet i bëri kamaleon vjershtori Gjekmarkaj. Në Durrës kemi 8-të mandate, mund të humbim 1 vetëm nëse njerëzit do të kupptojë se ndryshmi i Durrësit është Oerd Gjinkalla, nën kujdesin e atit shpirtëror Buf këneta. Mandati i 9-të i Elbasanit na shpëtoi për një fije zgjedhjet e shkuara, edhe një plus në Elbasan hyn te minimumi ynë në 11 maj. Njëjtë edhe Fieri, nëse fierakët s’do ja dinë për nder kënetës, Gazi atje s’do na ndalojë mandatin e 10-të për ne. Në Berat, Gjirokastër nuk na lëviz njeri mandatet tona. Në Vlorë mandatet tona janë 100% të sigurta. Prandaj të katërtin plus që na çon në 78-të minimumi do ta marrim në Dibër”, tha Rama.