E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Krim i rëndë në Itali, dy të rinjtë shqiptarë vrasin me kaçavidë bashkatdhetarin 37-vjeçar (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali. Vladimir Lleshi, 37 vjeç është vrarë me kaçavidë. Autorë të dyshuar të ngjarjes, janë dy të rinj, gjithashtu me origjinë shqiptare, 17 dhe 19 vjeç.

Të dy janë arrestuar pas krimit të rëndë, bëjnë me dije mediat vendase.

Reklamë

Ata u morën në pyetje nga zëvendësprokurorja Valentina Cosci, dhe deklaruan se ishin takuar me Lleshin për të zgjidhur një konflikt, i cili kishte lindur  për shkak të disa mesazheve të dërguara një vajze.

Dy të rinjtë thanë se ndërkohë Lleshi kishte shkuar në shoqërinë e dy burrave të tjerë. Sipas tyre, nga ai moment ka nisur një sherr që ka pasuar me një tentativë sulmi nga 37-vjeçari Lleshi dhe shokët e tij.

Dyshohet se të rinjtë kanë ikur me vrap dhe më pas e kanë sulmuar 37-vjeçarin me një kaçavidë. Një goditje thuhet se i preku zemrën.

Lleshi u dërgua në spital, por ndërroi jetë, pak kohë më vonë si pasojë e dëmtimeve të marra./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë