Partia Demokratike dhe ASHM po mbyllin këtë të premte fushatën elektorale në Tiranë tek Bulevardi i Ri.
Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij i bëri thirrje qytetarëve të votojnë në 11 Maj.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai tha se PD është në prag të një fitore madhështore.
Berisha: PD në qeveri do të vendosë bashkëpunime më të ngushta me qeverinë e kancelarit Merz. Ardhja juaj në mbështetje të opozitës shqiptare është një ndihmë e çmuar, por gjithashtu edhe vazhdim i një tradite bashkëpunimi mes PD dhe Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe.
Ju siguroj se PD, në pushtet, do të konsolidojë lidhje edhe më të forta me Partinë Konservatore në vendin tuaj. Për rikthimin e PD-së dhe Sali Berishës në pushtet, emri juaj dhe ekspertiza juaj u shndërruan me shpejtësi në shpirtin e fitores së kësaj fushate. Ditën e parë, me konferencën e parë për shtyp, e shkallmove Edi Ramën duke i rënë tavolinës me grushta. Të garantoj që nesër në mëngjes do t’i bjerë vetë me kokë tavolinës.
Ne jemi mirënjohës për vendimin që more për të na ndihmuar në një moment kritik. PD, në pushtet, do të vendosë marrëdhënie më miqësore me administratën e Donald Trump në të gjitha fushat.
Secili prej jush meriton një mirënjohje, sepse me energjinë, guximin dhe entuziazmin tuaj, mblodhët për një muaj rresht filizat e shpresës, dritat e fitores në zemrat dhe mendjet e të gjithë shqiptarëve. Vetëm një ditë na ndan nga 11 Maji. Jemi në prag të një fitore madhështore!