Kryesocialisti Edi Rama në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS, ju është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve dhe votuesve në Tiranë.
Ai ka kërkuar nga tiranasit autoktonë që në 11 maj të lënë mënjanë ndasitë politike dhe të votojnë për Shqipërinë Europiane.
Duke bërë batutë Rama tha se në 11 maj nga Kamza do të vijë mandati i 19-të, dhe se pret që në Tiranë socialistët të marrin mandatin e 20-të.
“Tironsa dhe Tiranës kam një mesazh për ju, anëtarësitë dhe simpatitë mbanjini për vete, por Tiranën mbajeni veç, mos e ngatërroni me ngjyrat e partisë. Tirana është e të gjithëve e të gjtihë fëmijëve të Shqipërisë, Kosovës, fëmijëve shqiptarë të Maqedonisë, e çdo fëmijë që fjalën e parë e thotë “O nënë”. O tirons demokrat si të kom, të dielën duhet të mendosh më shumë për Shqipërinë në BE se sa për rruginë e pashtruar të gurmazit të Albana Saliut. Duhet të mendosh më shumë për pasaportën europiane të familjes tënde se partitë gjasme të rinj. Tiranasit duhet të mendojnë të dielën për blunë e Europës, jo llogoret partiake të njërit e të tjetrit. Tirana duhet të ma besojë edhe një gjë, që kur ka ardh dita që Kamza e arratisur nga këneta do ta sjellë në pako pjesën e vet për të 19-tin, Tirona nuk ka kuptim mos e paketojë të 20-in. O tironas a më merrni vesh, a nuk më merrni vesh”, tha Rama.