Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 May 2025
Vizion fokus

Kërkuan rinumërim votash, Rama mesazh kandidatëve të PS: Humbja...

ZGJEDHJET 2025/ Bylykbashi: Në qarkun e Durrësit PD ruajti...

Mori mandatin e vetëm të PD në listën e...

Kampionati Europian U-17/ Kuqezinjtë mposhten 4-0 nga Portugalia

Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas me makinë...

Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun e Tiranës/...

Telefonata me Putin, reagon Trump: Rusia dhe Ukraina do...

Erion Veliaj kërkon lirinë, bën rekurs në Gjykatën e...

Telefonata me Trump, reagon Putin: Rusia favorizon një zgjidhje...

Përfundon telefonata Trump-Putin, mediat ndërkombëtare zbardhin detaje

PS dhe PD mbyllin fushatën në Tiranë, mesazhet e fundit të Ramës dhe Berishës para heshtjes zgjedhore

9 Maj 21:36

PS dhe PD kanë mbyllur fushatën zgjedhore në Tiranë ku dy liderët kryesorë të dy forcave politike në vend kanë dhënë mesazhet e tyre këtë të premte, për votusit që do tu drejtohen kutive të votimit mëngjesin e 11 majit.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Socialistët kishin zgjedhur “Parkun Olimpik” si vendin kryesor për të mbyllur fushatën zgjedhore, ndërsa demokratët u pozicionuan në krahun tjetër të Tiranës në “Bulevardin e Ri”.

Lexo edhe :

Related Posts

Mitingu përmbyllës i ASHM, LaCivita: Votoni, në 11 Maj keni një shans historik!
Pas Kuçit, Rama nga Tirana: Ja si do t’i marrim të paktën 78 mandate në 11 maj
Rama në takimin përmbyllës në Tiranë: Në 11 maj firmosim marrëveshjen për Shqipërinë në BE
Takimi përmbyllës i ASHM, Berisha: Jemi në prag të një fitore madhështore!

Flamujtë kuqezi të BE dhe SHBA mbizotëronin në të dyja “sheshet’ ku simpatizanët dhe anëtarët e dy forcave politike ishin grumbulluar.

Kryesocialisti Edi Rama ishte shoqëruar në këtë takim përmbyllës nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha shoqërohej nga strategu i fushatës së tij, amerikani Cris LaCivita.

Plot 1 orë e 30 minuta zgjati ky takim elektoral i të dyja forcave politike, ku ashtu siç ndodhi gjatë këtyre katër javëve që lamë pas, mesazhi kryesor i dy liderëve ishte i njëjtë, ai socialist kërkoi edhe njëherë votën për një mandat të katërt për të çuar Shqiëprinë në Bashkimin Europian, ndërsa Berisha foli sërish për ulje taksash e rritje pagash e pensionesh.

Krysocialisti Edi Rama u shpreh i bindur se socialistët në 11 maj do të marrin minimalisht 11 mandate ndërsa bëri edhe njëherë projeksionin e tij mbi këto zgjedhje ashtu si një ditë më parë në Kuç, vend në të cilin katër vite më parë gjeti ekzaktësisht se sa do të ishte numri i mandateve që do të merrnin socialistët në zgjedhjet e 2021-it.

“Ky është blof, propagandë thanë disa duke komentuar memorandumin e Kuçit. Pse nuk qenka e mundshme. A di ku të ma thotë ku në cilën qark do ta humbim një nga këto 74 mandate. Në Kukës në mos e marrshim ndonjë tjetër, nuk kanë si na e marrin atë që kemi. Se nuk e lejon aritmetika. Ajo që kam mësuar në liceun artistik.

Në Shkodër kemi 3 mandate, pse ta humbim një tjetër. Apo mos vallë antikomunisti Bardh Hardhuca po e transformon Shkodrën nga plehërat në një vend të denjë për statusin e kryeqytetit të veriut? Ajo që kemi bërë 2 vjet në Shkodër me Benetin, marrim një mandat plus minimumi.

Vazhdojmë në Lezhë kemi 3 mandate nga 7. Që ta humbim një tjetër duhet që Rilindja e Lacit pas kënetës

Në Durrës kemi 8 mandate dhe mund të humbim 1 vetëm nëse qytetarët do të binden se kryebashkiaku turiverdhë, 8 mandate në Durrës janë një mur që nuk i lëviz dot as topi

Mandati i 9 i Elbasanit na shpëtoi për një fije., nëse zgjedhësit nuk e marrin vesh se formulën1 do ta sjellë Luciano, dhe një plus hyn në 11 maj.

9 në Fier, Gazi i botës nuk ka shans të ndalojë mandatin e 10.

Në Berat Korcë e Gjirokastër nuk i lëviz dot mandatet tona, në Vlorë mund të marrim 9, por nuk hyn te minimumi, sic ishte 74 në 2021. Pra të katërtin plus që na con në 78 minimumi do ta marrim në Dibër”, u shpreh Rama ndërsa ju bëri thirrje banorëve të Tiranës dhe gjithë qarkut që në 11 maj t’i japin socialistëve mandatin e 20-të.

Nga ana tjetër kryedemokrati Sali Berisha premtoi se pas 11 majit me PD-në në pushtet situata ekonomike e shqipatrëve do të ndryshojë.

“Më 11 maj votoni. Votoni që brenda 100 ditëve Shqipëria të mos ketë pension nën 200 euro. Do të rritet pensioni me 20%. Ju garantoj se ky vrap nuk ndalet. Do të dyfishohen fondet për arsimin. Shkollat tuaja do të avancohen. Asnjë fëmijë nuk do të mbetet analfabet. Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj. Çdo i ri do të punësohet brenda vitit pas diplomës në sipërmarrje private apo publike. 5 mijë euro grant për çdo të ri. Do të keni 70% ulje taksash. Ju një gjë nuk duhet ta harroni, se beteja e jetës sonë është të sjellim Kolombinë në rininë e tij, ndaj dhe për talentet tuaja do të ketë një fond të veçantë. Çdo çift i ri do të ketë një çati. 30 mijë euro grante për të paguar interesat e kredisë. Shqipëria madhështore do të jetë vetëm Shqipëria që kap trenin e teknologjisë së lartë”, tha Berisha.

Në të dyja mitingjet përmbyllëse ishin kandidatët e çdo qarku ata që përshëndetën të pranishmit para se të flinin liderët respektitë, Rama dhe Berisha.

Ndryshe nga mitingu i PS në atë të PD folën edhe miqtë e ftuar të Berishës, Elmar Brok dhe strategu i fushatës Chris LaCivita, ndërsa përshëndeti me një fjalë nga burgu edhe aleati i demokratëve Ilir Meta, i cili në këto zgjedhje do të jetë në listë të hapur.

Kujtojmë që pas orës 00:00 nis heshtja zgjedhore, ku politikanët nuk lejohet më të japin mesazhe politike apo të këkrojnë vota. Dhe se mëngjesin e së dielës në 11 maj prej orës 07:00 deri në 19:00 të mbrëmjes është dita e qytetarëve për të folur me votë dhe për të zgjedhur të madnatuarit e tyre dhe ata që do të na qeverisin në katër vitet e ardhshme. /T.Halili/ Vizionplus.tv/

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Berisha Fushata rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ferma VIP/ Humbën sfidën, Andueli dhe Frederiku shkojnë në televotim

më shumë...

“Një femër shkatërroi familjen tonë”, Nenna përlot me historinë e saj! Surpriza nga motrat dhe këshillat për fermeren

më shumë...

Kërkuan rinumërim votash, Rama mesazh kandidatëve të PS: Humbja e një gare nuk mund të bëhet shkak edhe për humbjen e fytyrës

më shumë...

“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për Erandin shkaktojnë debat në Ferma VIP

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:39

Ferma VIP/ Humbën sfidën, Andueli dhe Frederiku...

11:06

“Një femër shkatërroi familjen tonë”, Nenna përlot...

10:19

Kërkuan rinumërim votash, Rama mesazh kandidatëve të...

10:09

“Artist pa titull”, komentet e Frederikut për...

9:44

Debati në Fermë/ Riku mërzitet nga “këshillat”...

9:23

ZGJEDHJET 2025/ Bylykbashi: Në qarkun e Durrësit...

9:02

Nis spektakli i Ferma VIP! Surpriza dhe...

9:00

Mori mandatin e vetëm të PD në...

8:53

Kampionati Europian U-17/ Kuqezinjtë mposhten 4-0 nga...

8:52

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri...

8:48

Aksident me vdekje në Tiranë, 15-vjeçari përplas...

8:45

Qumështi i bajameve, zbuloni përfitimet e tij...

8:25

Përfundon numërimi i votave preferenciale në qarkun...

7:52

Telefonata me Putin, reagon Trump: Rusia dhe...

7:51

Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani

7:27

Erion Veliaj kërkon lirinë, bën rekurs në...

7:26

Telefonata me Trump, reagon Putin: Rusia favorizon...

7:01

Përfundon telefonata Trump-Putin, mediat ndërkombëtare zbardhin detaje

6:37

Britania e Madhe afrohet me BE-në, firmosen...

6:37

Ngërçi politik në Kosovë, Osmani takohet me...

Më të klikuarat

  • “I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote”/ Bashkëshortj...
  • Video virale/ Burri demaskon gruan e tij në festën e ditëlin...
  • Dielli kalon te Binjakët, Meri Gjini bën parashikimin e Horo...
  • Autizmi virtual po prek fëmijët, shkak përdorimi pa kriter i...
  • Hyrje të forta të planeteve, java e fatit të madh! Meri Gjin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services