Partia Demokratike dhe ASHM po mbyllin këtë të premte fushatën elektorale në Tiranë tek Bulevardi i Ri.
Konsulenti i fushatës Chris LaCivita, në fjalën e tij ftoi gjithë qytetarët shqiptarë që të votojnë për ASHM.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai deklaroi se korrupsioni, varfëria, mungesa e punësimit të qëndrueshëm është nga keqqeverisja e PS.
LaCivita: Gjithmonë habitem se sa e madhe është kjo turmë. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen tënde, që ndan të ardhmen dhe shpresat e tua. Shqipëria nuk mund të durojë edhe një mandat tjetër të Ramës. Korrupsioni, varfëria, mungesa e punësimit të qëndrueshëm, gjithçka që përkufizon lumturinë tuaj, Rama e ka marrë. Por ju keni një shans historik. Një shans që të tregoni se populli shqiptar e refuzon politikën e së kaluarës, që nuk do të frikësohet, nuk do të rresht së luftuari. Por kjo ndodh vetëm nëse shkoni të votoni. Merrni me vete familjarët, miqtë, të afërmit tuaj dhe lëreni pa punë Edi Ramën. Në Shqipërinë e re, me doktor Berishën, do të keni një njeri që ka shpëtuar jetë. Përse mos ta vendosni besimin tuaj te një mjek? Te një plan real që do të rregullojë ekonominë dhe do t’i japë fund korrupsionit. Vij sot tek ju si amerikan, i cili sheh një të ardhme të ndritur për një popull të shkëlqyer. Gjithë bota i ka sytë nga këto zgjedhje. Votoni për të ardhmen tuaj.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
/vizionplus.tv