Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka përgatitur hitin e saj të radhës për muajt e nxehtë të verës. Ajo ka zbuluar në llogarinë e saj se për këtë projekt muzikor ka bashkëpunuar me DJ e famshëm gjerman, Tiesto dhe Jonas Blue. Ka qenë vetë 28-vjeçarja e cila ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’, një foto nga momentet e xhirimeve të videoklipit, ku shihet krah balerinëve.

 

Ajo çfarë bie tjetër në sy është ‘look-u’ i kuruar deri në detaje i Orës, i cili është komplimentuar shumë nga të gjithë adhuruesit e saj.Në një sërë komentesh ai që ka pikasur ka qenë ai i mamasë së Ritës, Vera Ora. “Akullore”, ka shkruar ajo në foton e publikuar, duke e treguar shkurt dhe saktë se sa i pëlqen pamja e vajzës së saj.

 

Deri më tani nuk dihet ende data përfundimtare e lançimit të videoklipit, megjithatë kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim nga vetë Rita.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *