Subscribe

Për opozitën qeveria e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Kryetari i PD Lulzim Basha e ka artikuluar këtë akuzë gjatë një takimi me përfaqësuesit e Shoqatës së Diabetikëve, duke vënë në dukje se kabineti qeverisës nuk ka asnjë plan e asnjë masë reale për betejën kundër koronavirusit.

 

“Vazhdojmë të përsërisim kërkesat që qeveria të bëjë të paktën atë që po bëjnë qeveritë e rajonit, për sa i përket gjithë zinxhirit të testimit, rimbursimit, kapaciteteve spitalore, ndihmës ndaj mjekëve dhe infermierëve dhe pasqyrën e sigurimit të protokolleve dhe të barnave që protokollet kanë brenda tyre për trajtimin sa më efikas te sëmundjes. Kjo është dhe mbetet emergjenca dhe kërkesa e parë që kam, duke qenë që juve ju prek dyfish, sepse jeni edhe më të ekspozuar ndaj sëmundjes”, u shpreh Basha.

 

Sipas Bashës shteti ka braktisur në këtë situatë edhe rreth 75 mijë qytetarë që vuajnë nga diabeti e që janë ndër më të rrezikuarit nga COVID-19. Lideri i opozitës Basha ka përsëritur se në rast se qeveria do të kishte zbatuar planin e paraqitur nga PD me 5 pika, situata sot do të ishte më e mirë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *