Subscribe

Në shtator, të gjithë fëmijët e kopshtit 26 në Tiranë në Rrugën e Kavajes, do të kenë një ambient me kushte më të mira dhe krejtësisht të rinovuar. Pasi inspektoi punimet e përfunduara në këtë kopsht, kryebashkiaku Veliaj se bashkia do të punojë gjithë verën që edhe kopshtet e mbetura të jenë gati në shtator.

“Na kanë mbetur edhe 13 kopshte deri sa të vijë 1 shtatori, kur të gjithë vijnë nga pushimet e t’i gjejnë gati. Për Bashkinë e Tiranës nuk do të ketë pushim gjatë kësaj vere, por do të punojmë me turne që edhe 13 kopshtet e fundit që na kanë mbetur t’i përfundojmë deri në shtator, në mënyrë që kur princat dhe princeshat e Tiranës të kthehen nga pushimet, të kenë mundësi të mësojnë në kopshte moderne”.

Veliaj, tha se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e shkollave, çka do të sjellë reduktimin e mësimit me dy turne. Në fund të fjalës së tij, Veliaj falënderoi punonjësit e kopshtit për përkushtimin e përditshëm me fëmijët.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *