Subscribe

Takimi mes Donald Trump dhe Kim Jong Un arriti qëllimin final, nënshkrimin e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean. Pas rreth 45 minuta bisedimesh me dyer të mbyllura në Hotel Kapella në Singapor ata dolën para kamerave dhe nënshkruan deklaratën e përbashkët, e cila shënon fillimin e një epoke të re të marrëdhënieve mes Phenianit dhe Uashingtonit.

 

Në deklaratë theksohet impenjimi i dy vendeve për ndërtimin e një regjimi të qëndrueshëm e të fuqishëm në Gadishullin Korean.

 

“Të bindur se krijimi i marrëdhënieve të reja të SHBA-Kore e Veriut, do të kontribuojë për paqen dhe prosperitetin e Gadishullit Korean dhe të botës, Presidenti Trump dhe kryetari Kim Jong Un angazhohen të krijojnë marrëdhënie të reja në përputhje me dëshirën e popujve të të dy vendeve.”

 

Sipas deklaratës Koreja e Veriut angazhohet për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean.

 

“Duke ripohuar Deklaratën Panmunjom të 27 prillit 2018, Koreja e Veriut angazhohet të punojë drejt denuklearizimit të plotë të gadishullit Korean.”

 

Dokumenti thekson edhe angazhimin për mbajtjen e negociatave të vazhdueshme, të udhëhequra nga Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe nje zyrtar i nivelit të lartë të Koresë së Veriut, sa më shpejtë të jetë e mundur.

 

Ndër të tjera, dy vendet do të punojnë për riatdhesimin e te burgosurve. Presidenti i shteteve të Bashkuara të Amerikës e udhëheqësi i Koresë se Veriut Kim Jong Un janë zotuar të bashkëpunojnë për zhvillimin e marrëdhënieve të reja dhe për promovimin e paqes, prosperitetit dhe sigurisë së Gadishullit Korean dhe të botës, përfundon deklarata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *