E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarr i madh në Pocest të Dibrës, flakët rrezikojnë banesat

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Pocest, në Njësinë Administrative Maqellarë, Bashkia Dibër.

Flakët kanë rrezikuar disa banesa dhe vila pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Për shuarjen dhe izolimin e vatrës janë angazhuar punonjës të Bashkisë Dibër, forcat zjarrfikëse, si edhe banorë të zonës.

Reklamë

Në vendngjarje ndodhet edhe kryetarja e Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, e cila po ndjek nga afër situatën dhe operacionin për përballimin e flakëve.

Prej më shumë se dy orësh, forca të shumta po punojnë për izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij drejt banesave. Operacioni vijon, ndërsa situata mbetet nën monitorim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë