Subscribe

Rikthehen përmbytjet ne qarkun e Vlorës dhe te  Fierit. Nga reshjet e dendura, lumi Vjose ka dale nga shtrati duke vërshuar ne toka e banesa.

 

Ne zonën e Vlorës, niveli i ujit nga prurjet e mëdha,  ka arritur ne lartësinë e urës se Mifolit.

 

Ndërsa ne Fier, Vjosa ka përmbytur 30 shtëpi dhe 600 hektarë ne toke ne Ferras dhe ne njësinë administrative te Frakullës. 7 familje janë evakuuar nga emergjencat civile si dhe janë shpëtuar 120 krerë bagëti. Ne këtë zone problematike po vijon puna për normalizimin e situatës.

 

Ndërkohë ne Tirane, ne zonën e Zallbastarit, forcat e armatosura mbrëmjen e se shtunës  shpëtuan 15 banore pranë lumit te kësaj zone si dhe nxorën ne breg furgonin qe rrezikohej nga reshjet e mëdha te ujit.

 

Shirat e dendura qe përfshinë te gjithë territorin e vendit kane shkaktuar probleme edhe ne juglindje. Vërshimi i ujërave te lumenjve ka dëmtuar  dy ura, atë te Orgockes ne Kolonje e cila është monument kulture i kategorisë se pare si dhe urën e fshatit Arrze ne Devoll  qe lidh dy pjese te fshatit.

Punonjës te shtabit te emergjencave po punojnë për zgjidhjen e situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *