Subscribe

Policia e Tiranës dërgoi në prokurori administratorin e njësisë nr 2 Elez Gjoza, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas bluve të Tiranës 58 vjecari ka regjistruar në banesën e tij në njësinë nr 2 rreth 70 persona me qëllim ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme.

 

Transferimi i te dhënave te gjendjes civile është kryer që nga viti 2013 e në vijim, ndërsa hetuesit dyshojnë se diçka e tillë është bërë në këmbim të votës te premtimeve për vende pune. Vetë Gjoza tha për Vizion Plus se dosja është mbyllur që në vitin 2013 nga prokuroria, ndërsa sulmi është tërësisht politik.

 

Gjoza pretendoi se kontratat noteriale janë bërë në zbatim të ligjit, ndërsa personat janë strehuar deri në momentin që do të gjenin një vend pune.

 

Pak ditë më parë filloi punën task forca për monitorimin e administratës shtetërore. Deri më tani ka dhjetëra të kallëzuar në Prokurori, e cila do të bëjë vlerësimin e të dhënave dhe shkarkimin ose jo nga detyra.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *