Kryeministri Edi Rama vijon me reagimet e tij në përgjigje të kreut të Partisë Demokratike i cili e akuzon si përgjegjës për mos hapjen e negociatave.
Shefi i qeverisë këtë të martë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë qëndrimin e Presidenti i Komisionin Evropian Jean Claude Juncker.
Në qëndrimin e bërë publik nga Rama, Juncker shprehet se refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një “gabim historik”, duke theksuar se nëse duam të respektohemi, duhet të mbajmë premtimet karshi Shqiperise dhe Maqedonise.





