Situata vazhdon të jetë e tensionuar jashtë qendrave të votimit për referendumin e pavarësisë së Katalonjës.

 

Kryebashkiaku i Barcelonës thotë se të paktën 460 persona janë plagosur pasi policia ka përdorur forcën për të parandaluar votimin në referendumin e pavarësisë së Katalonjës. Mes të plagosurve mësohet se janë edhe 11 oficerë policie.

 

Mijëra agjente të dirigjuar nga qeveria spanjolle vazhdojnë me dhunë të pengojnë njerëzit të votojnë, duke i marrë fletët e votimit dhe kutitë në qendrat e votimit.

 

Votuesit në kryeqytetin e Barcelonës kanë tentuar të hapin me forcë qendrat e votimit, duke thyer dyert, por policia është kundërpërgjigjur me shkop dhe plumba gome.

 

Ndërkohë  qytetarët katalanas vazhdojnë votimin për pavarësinë mes kaosit që vazhdon të shkaktojë policia spanjolle. Ende nuk ka asnjë shifër të saktë se sa përqind e popullsisë ka votuar, por organizatorët e referendumit parashikojnë një pjesëmarrje të madhe në 42 qarqet e Katalonjës.

 

Ata gjithashtu u kanë kërkuar votuesve të mbrojnë qendrat dhe të jenë rezistentë ndaj çdo veprimi policor. Një natë më parë mijëra mbështetës të referendumit pushtuan shkollat që do të përdoreshin si qendra votimi për të mbrojtur kutitë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *