Subscribe

Per here te pare, Freedom House flet me emra konkret per persona qe kane ndikuar negativisht ne luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2017. Ne raportin e përvitshëm “Vendet në Tranizicion”, vërehet se demokracia në Shqipëri nuk pati ndonjë përparim, pasi “çdo hap përpara, u zhvlerësua nga një hap pas”.

 

Lufta kundër korrupsionit mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u bë e mundur nga votat e Partisë Socialiste. Në vitin 2011, Rama vetë e kishte cilësuar Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që e ka edhe një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar

 

Por veç Presidentit Ilir Meta, ne raport citohen dhe Saimir Tahiri dhe zgjedhja e Arta Markut, te cilët kane zbehur arritjet e policisë ne luftën kunder korrupsionit.

 

Këto arritje u zbehën nga zgjedhja e Ilir Meta si president, si dhe zbulimi i lidhjeve midis ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe një rrjeti shqiptaro-italian të trafikimit të drogës. Refuzimi i shumicës socialiste në tetor, për të hequr imunitetin parlamentar të Tahirit dhe për të lejuar arrestimin e tij nga prokurorët, dobësoi zotimin e qeverisë së Rama për të luftuar korrupsionin e madh. Përpjekja antikorrupsion mori një goditje tjetër me zgjedhjet, në parlamentin e Shqipërisë, të Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, me një shumicë të thjeshtë që përfshin vetëm votat e Partisë Socialiste në pushtet. Kjo e dëmtoi më tej pavarësinë dhe kredibilitetin e prokurorisë në hetimin e ndjeshëm të Tahirit.

 

Freedom House thotë se në vitin 2017 pati një farë përparimi kundër korrupsionit dhe rryshfeteve, veçanërisht në radhët e policisë, si edhe në luftën kundër drogës, që u vu re në reduktimin e kultivimit të kanabisit, pjesërisht falë ndërhyrjes së policisë shqiptare.

 

Por ne raport citohen dhe analistë të cilët kanë argumentuar se mbiprodhimi gjatë tre viteve të mëparshme, krijoi rezerva të pashitura të kanabisit që e shkurajoi kultivimin e mëtejshëm në vitin 2017.

 

Sa i takon reformës ne drejtësi, raporti nënvizon se bojkotimi i parlamentit nga opozita e dëmtoi atë, pasi Partia Demokratike nuk i paraqiti tre kandidaturat e veta në Komisionin Parlamentar përgjegjës për përzgjedhjen e anëtarëve të organizmave që do të kishin përgjegjësinë të kontrollonin figurat e gjykatësve dhe prokurorëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *