Subscribe

 

Rama: Asnjë dëmshpërblim për zaptuesit profesionist tek Unaza e Re

 

Kryeministri Rama ka përsëritur edhe një herë tjeter në foltoren e kuvendit se nuk ka asnjë shans që të dëmshpërblehen banorët e Unazës së Re që janë pa dokumenta.

 

Rama nuk nguroi ti konsiderojë pronarët e këtyre objekteve në këtë zonë si zaptues profesionist të cilët gjeten shesh dhe bënë përshesh.

 

“Falë kësaj proteste kuptuam sesi këta zaptues profesionistë kërkojnë 30 milion dollarë dëmshëpërblim Nuk mund ti cojmë taksat tona për ndërtuesit pa leje. Kërkojnë 100% dëmshpërblim sepse pushtuan Unazën e Re. Ata e kanë kthyer në biznes, ndërtimin pa leje. Si mund të dëmshpërblejme në Ramazanin që ka bërë 3 ndërtime pa leje në tokën publike. Kujtimi nga Bulqiza me 4 ndërtime pa leje kërkon të dëmshpërblehet ndërsa ata të tjerët që paguajnë taksa janë budallenj. Si mund dëmshpërblejme ne Gjovalinin nga Laci të cilit I kemi legaliziar 4 ndërtime pa leje nga 5 që ka në total? Lërë më pastaj kur Gjovalini dhe Kujtimi thonë se do marrin armën të mbrojnë pronën e tyre të paligjshme”.

 

Ai akuzoi opozitën se ka udhëhequr një protestë të turpshme, atë të zaptuesve duke mbrojtur ndërtimet e paligjshme në dëm të interest publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *