Kryetari demokrat Lulzim Basha i kërkon kryeministrit Edi Rama të lëre propagandën dhe të zgjidhë hallet e mijëra familjeve të përmbytura. “Edi Rama duhet t’i dëmshpërblejë për humbjet e pallogaritshme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte”, shkruan Basha në facebook. Në përgjigjen ndaj kreut të qeverisë, lideri i opozitës thotë se nuk ka asgjë spektakolare në Darzezë, Ferras, Novoselë dhe Fushë Krujë.

 

Basha shkruan se uji dhe balta kanë përmbytur e marrë me vete shumë pasuri dhe kursime të qytetarëve. “Ka dy gjëra spektakolare! Spektakolare është përpjekja për ta nxjerrë këtë fatkeqësi në media e në ekrane si sukses qeveritar! Spektakolare është braktisja e qytetarëve nga qeveria dhe lënia në mëshirë të fatit pas asnjë ndihmë!”, shkruan lideri i opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *