Subscribe

Kryeministri Edi Rama u tall me figurat e opozitës këtë të mërkurë. Gjatë një takimi online që pati me kandidatët e PS, Rama ju vendosi nofka kundërshtarëve politikë.

 

Ai nxori fotografitë e tyre përballë fotografive të kandidatëve të PS dhe bëri krahasim mes tyre. Sipas Ramës, shqiptarët nuk mund të zgjedhin më figurat e vjetra të opozitës.

 

“Sot kanë nxjerrë para një dhëndër, janë nisur për dasmë, me kalastrenat e Dukës, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Dules, me preshin e Tritanit, kasetat e Salianjit, apo gërnetat e Mesilës. Kurrë që në historinë e saj, Shqipëria nuk e ka parë këtë tablo krushqish. Kam frikë se do ta çojnë nga varrin Çeço Musarajn, ta hedhë në gjyq Lulin për të drejtën e autorit. ‘Kapella, kapella’, tani mu kujtua Grida, krushka nga Kavaja. Karvanin e mbyll Paloka, me barkun ku i nxjerr kushdo bardhakut. Është për të qartë me ‘oi’ se ku u katandis pas 30 vitesh PD. Po kur thonë ‘Shqipëria fiton!” oh zot po me kë fiton? Me kë? Me kë fiton? Një pensionist dhe një pensioniste, një mjek, dhe një mjeke, zgjidhet ky për mos të zgjedhur këto? Me këtë fiton Tirana? (Nxjerr foton e Berishës) Ministrja jonë e shëndetësisë dhe e tyre (Foto nga Manastirliu dhe Petrit Vasili) Po Berati me kë fiton? Këtë e njihni është Ludoviku, që gëlltiti një lugë çorbë dhe ngeli tërë jetën debatikas. Po këtu në Kavajë kush fiton?! “Gridare, gridare, ohoho” (Nxjerr foton e Grida Dumës). PD është bërë si një cirk ambulant. Harrojini ata që u bien borive tek ai parkingu i makinave të vjetra për të ndaluar vrullin tonë”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *