E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Të vegjlit duan vetëm tepsinë”

Vijojnë akuzat ne distance me PS dhe LSI. Nga Vlora, ku zhvilloi nje takim me banore te zonës, kryeministri shigjetoi LSI duke thënë se ajo nuk është garantuese e demokracisë, por ka si qellim pushtetin.

 

Ndërsa ne takimin me pensioniste te qarkut Vlore, kryeministri Rama tha se objektivi i rritjes ekonomike është te arrijë në 5%.

 

Reklamë

Por për të arritur këtë objektiv, kryeministri tha se është e nevojshme që PS të jetë e vetme në drejtimin e qeverisë. Rama theksoi edhe rëndësinë e një administrate të fortë, bazuar në ligj. Ndërsa iu rikthye rëndësisë së reformës në drejtësi, ai tha se Asambleja e Gjykatësve ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e vetingut.

 

Në 4 vitet e ardhshme, Rama u shpreh se do ndërtohet Shqipëria anëtare në BE dhe se çdo votë kundër PS do të thotë kthim mbrapa.

 

Më shumë video

Reklamë