Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ligji i Arsimit të Lartë po kontestohet pa të drejtë.

 

Gjatë lancimit të paktit të universitetit, Rama nuk i kurseu akuzat në drejtim të pedagogëve.

 

Ai tha se problem për qeverinë nuk janë studentët e ngujuar por pedagogët të cilët nuk shkojnë në mësim.

 

Kreu i qeverisë u bëri apel pedagogëve që të bëjnë mësim qoftë dhe me një student.

 

Duke iu drejtuar rektorëve të universiteteve, Rama tha se të gjitha përgjegjësitë që sot po i merr qeveria Ligji i Arimit të Lartë ua ngarkon universiteteve

 

Rama u ndal edhe tek plagjiatura. Ai u kërkoi pedagogëve se duhet të jenë këta të fundit ata që duhet të vendosin se çfarë duhet të bëjë qeveria për të ndalur këtë fenomen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *