Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shkodranëve këtë të enjte që në 25 prill të mos votojnë bazuar në bindjet politike, por duke vlerësuar punët e bëra.
Gjatë një takimi me kandidatët socialistë në Qarkun e Shkodrës, Rama renditi disa projekte që ka në mendje, nëse mandatohet sërish nga qytetarët.
“Kemi dhënë një shembull shumë të mirë për zonën e Shirokës që ka zhvillim shumë të mirë turizmi. Jemi gati për projektin për vijën liqenore për ta transformuar si lungomarja e Vlorës, apo si ajo e Himarës apo si ajo e Durrësit. Për të gjitha këto kemi nevojë për besimin e shkodranëve dhe shkodraneve që është koha të shohin Shkodrën të parën, të shikojnë kalin që e çon matanë lumin dhe jo mbi gomarin e tifozllëkut partiak. Në Malësi të madhe kemi hapur jo thjesht një rrugë të re, që të çon në kufi aty ku gjenden një parajsë e Shqipëri, por kemi hapur një rrugë të re për turizmin. Në atë zonë bukuria ka qenë gjithmonë aty, por kushtet infrastruktura nuk stimulon ardhjen e vizitorëve. Mjafton të shihet Tamara si ishte dhe se si është, ku maksimumi mund të gjeje dyer për të luajtur bingo, ndërsa sot ajo ekonomi e vogël po ecën.”






HEU, SHKODRANËT TË SHOHIN KALIN QË QONË MATANË LUMIT! EU, SHKODRANET
KE MOHIN DALIN QO DONË ZHATANË LLUMIT! KISHIN QENË DY MIQ KALORËS; A,
NJERI ME KALI,NDËRSA TJETRI ME GOMAR DHE SAMAR; GOMARI I LODHËT,NDËRSA
AI KALORËSI ME KALI QË KALOI LUMIN; KY ME GOMAR TË LODHTË,GADI TË COFTË,
AS QË GOMARI NUK GUXONTE TË FUTEJ NË LUM; DHE, I LUTEJ MIKUT ME KALI TË
IA JEPTE KALIN QË TA KALONTE LUMIN; AI MIKU IA JEPË KALIN DHE,AI PORSA KALOI
LUMIN; NUK IA KTHEJË TË ZOTIT KALIN NË DORË POR,I BËRI HORË IA LËSHOI KALIN
PA FRE DHE PA SHALË;KALI MORI LODRIMIN DHE IKU;ËH,KY ZOTRIA PO I THOTË TË
ZOTIT TË KALIT: OUUUH,E KALOVA LUMIN, TANI ANI, KËSHTU E ASHTU T’IA BEFSHA
KALIT; A,PËRGJEGJA E ZOTRISË PËR JEVGUN JO FALËNDRUES: ANI MIRË E KE MOREE
JEVG, SE TA DHASHË KALIN DHE,PËR TY DHE MAGARIN,QË KALUAT LUMIN, A TASH
PO MA SHAN KALIN; ANI SE PRAP KA EDHE LUMEJ TJERË MORE I MJERË! MANI,USA.