Pas negociatave ne Presidence, kryeministri Edi Rama ka pritur ambasadorët. Në takimin zhvilluar në selinë e kryeministrisë, shefi i ekzekutivit ka biseduar me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe atë amerikan Donald Lu, mbi situatën politike dhe ecurinë e negociatave me opozitën.

 

Diplomatët e huaj prej kohësh janë vënë në lëvizje, me qëllim kapërcimin e krizës politike dhe kthimin e opozitës në parlament e përfshirjen e saj në zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë ka reaguar edhe Ambasada Britanike, e cila thekson se do të ishte për të ardhur keq nëse partitë nuk marrin pjesë në zgjedhje.

 

Votuesit shqiptarë meritojnë të kenë një proces zgjedhor që t’i garantojë mundësi sa më të gjerë zgjedhjeje, thuhet në deklaratë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *