Subscribe

Hapja e thirrjeve të reja për vitin 2024, sa i përket bashkëpronësisë dhe ruajtjes së ambienteve në pronësi të përbashkët ka qenë në fokus të bashkëbisedimit që kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi me administratorët e pallateve në kryeqytet.

“Ka një minorancë që bën zhurmë çdo ditë, për çdo lloj pune. E filluan edhe tek këndi i lojrave me zhurmë, edhe tek Astiri, Pazari, edhe tek Kalaja, tek liqeni, edhe tek liqeni dytë i Farkës, edhe tek bulevardi. Pothuajse çdo punë. Edhe këtu tek Liceu, thanë: “jo, po këta do bëjnë pallat”, ndërkohë shikoni çfarë auditori! Duket sikur i kushtojmë shumë vëmendje një grupi të vogël që bën zhurmë dhe harrojmë një shumicë njerëzish që jeton, që punon me ndershmëri, që e do qytetin, që mban pastër, që do rregull, që ka një komunikim serioz me komunitetin, që  kupton që atdheu nuk fillon tek pika doganore kufitare, por fillon tek shtëpia, pallati yt, tek shesh pushimi, tek mënyra se si bashkëpunon me komunitetin”, tha Veliaj.

Veliaj bëri thirrje që 2024 të jetë viti ku të gjithë pallatet në kryeqytet të kenë administratorin e tyre  ndërkohë që dënoi ashpër edhe sulmet ndaj ndërtesës së bashkisë.

“Na rezulton në të gjithë botën, aty ku qytetarët marrin një pjesë ndihen pronarë. Ndërkohë po e bëri vetëm Bashkia vandalizohet si ata që hedhin molotov dhe thonë që jemi për teatrin dhe ndërkohë një monument kulture si ndërtesa e Bashkisë, nuk e kanë fare problem ta djegin dhe kjo fillon pastaj bëhet rrugë. Ndaj dhe në këtë sens, kërkohet ky bashkëpunim, ku Bashkia gjithmonë është mbi 50% pasi paguan dhe për pensionistin. Aty është edhe më kollaj se ata i mbulon Bashkia dhe vetëm ata që janë në marrëdhënie pune do paguajnë pjesët e tyre”, tha Veliaj.

Përgjatë 7 viteve, fondi i komunitetit, me vlerë 100 milion lekë të reja në vit ka mbështetur 174 projekte./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *