Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 May 2025
Vizion fokus

Humbi garën me Tabakun dhe mbeti jashtë Kuvendit, Ilir...

Vizitë zyrtare në Sarajevë/ Ministri Hasani takon homologun Konaković...

Enrique: Pres një finale të bukur me Interin

“Ura”/ SPAK zbulon si funksiononte skema: Ja si kryheshin...

Orteku u merr jetën dy alpinistëve italianë në alpet...

Rrëshqitje dheu në Indonezi, humbin jetën 9 persona

Zelensky: Pa presion ndërkombëtar mbi Rusinë, s’mund të ketë...

Armëpushimi në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Moska do të...

Iu gjet kokainë dhe armë në lokal, arrestohet 27-vjeçari...

Erdogan: Civilët në Gaza po përjetojnë ferrin, të ndalet...

Shtëpia e Bardhë bisedon me Izraelin për alternativat e operacionit në Rafah

20 Maj 22:12

Zyrtarët izraelitë e kanë informuar këshilltarin për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, lidhur me “qasjet e reja alternative” për operacionin në qytetin në jug të Gazës, Rafah, pas shqetësimeve të shprehura nga Shtetet e Bashkuara.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Sullivan u tha zyrtarëve se bisedimet mes Izraelit dhe Egjiptit për hapjen e pikëkalimit në Rafah janë thelbësore për të mundësuar dërgimin e ndihmës humanitare në Gazë.

Më 20 maj, Sullivan u takua me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, liderin e opozitës, Yair Lapid, dhe zyrtarë të tjerë.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, më herët gjatë ditës deklaroi se gjatë takimit me Sullivanin ka thënë se shteti i tij do të zgjerojë operacionet në Rafah.

Vizita e Sullivanit në Izrael u realizua dy javë pasi ushtria izraelite po lufton me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Rafah dhe në kohën kur Izraeli ka intensifikuar bombardimet në këtë qytet.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, kundërshton një pushtim të plotë të Rafahut, për shkak të frikës të dëmit që mund t’i shkaktohet civilëve që janë të strehuar atje.

Operacionet ushtarake izraelite në pjesët lindore të qytetit veçse kanë detyruar më shumë se 810.000 palestinezë të shpërngulen, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

“I theksova [Sullivanit] detyrën e Izraelit për të zgjeruar operacionin tokësor në Rafah, për të shkatërruar Hamasin dhe për të kthyer pengjet”, shkroi Gallant në X, që më herët njihej si Twitter.

Lufta në Gazë ka nisur pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës ajrore dhe tokësore të Izraelit, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.000 persona./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Izrael Rafah SHBA Shtëpia e Bardhe

Nga e njëjta kategori

Enrique: Pres një finale të bukur me Interin

më shumë...

Orteku u merr jetën dy alpinistëve italianë në alpet e Zvicrës

më shumë...

Rrëshqitje dheu në Indonezi, humbin jetën 9 persona

më shumë...

Zelensky: Pa presion ndërkombëtar mbi Rusinë, s’mund të ketë paqe të drejtë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:48

Humbi garën me Tabakun dhe mbeti jashtë...

7:41

Vizitë zyrtare në Sarajevë/ Ministri Hasani takon...

7:07

Enrique: Pres një finale të bukur me...

6:45

“Ura”/ SPAK zbulon si funksiononte skema: Ja...

6:36

Orteku u merr jetën dy alpinistëve italianë...

6:29

Rrëshqitje dheu në Indonezi, humbin jetën 9...

6:14

Zelensky: Pa presion ndërkombëtar mbi Rusinë, s’mund...

6:02

Proda takohet me Zëvendësdrejtorin e Programit ICITAP...

5:55

Shenjat e para që tregojnë se keni...

5:39

Armëpushimi në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Moska...

5:34

Iu gjet kokainë dhe armë në lokal,...

5:13

Ja ushqimet që luftojnë kolesterolin

5:10

Erdogan: Civilët në Gaza po përjetojnë ferrin,...

4:40

Lakra dhe brokoli zvogëlojnë rrezikun e kësaj...

4:38

Bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, 82...

4:35

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:18

Ambasadorët e BE-së miratojnë fondin prej 150...

4:00

Vritet në Spanjë këshilltari i ish-presidentit ukrainas...

3:53

Banorët e Gazës presin ndihma, OKB thotë...

3:34

Zbulim i rëndësishëm në Ballsh, gjenden monedha...

Më të klikuarat

  • Refuzoi kafen nga kryeministri, Ilir Vrenozi zbulon çfarë do...
  • Autizmi virtual po prek fëmijët, shkak përdorimi pa kriter i...
  • Operacioni Shqipëri-Itali, ky është administratori i kompani...
  • Kume: Rama u tregua i zgjuar, shtyrëzoi sistemin zgjedhor, m...
  • FOTO/ Feston sot ditëlindjen, Lim Hoti publikon për herë të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services