Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

“Nuk e di si do vazhdoj pa ty”, Messi...

Fund importit të mishit nga Brazili, ekspertët: rritet standarti...

“Rama kërkon të gjitha pushtetet”, Berisha: Do bëjmë gjithçka...

Rrëzohet avioni luftarak F-16 në Turqi, shpëton piloti (VIDEO)

Trump: Ngushticën e Hormuzit e zotërojmë ne, do ta...

Negociatat Izrael- Liban në shtator, arritja e një marrëveshjeje...

Propozimi për Reformën Territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët në Kuç...

“Serbia e humbi Kosovën”, Rama: Lumi Ibër, i paprekshëm

Shqipëria magjeps francezët, Rama: Rezervimet u rriten me 288.2%

Rusia me ligj të ri, burg për personat që...

Mëlçia pastron gjakun dhe lufton infeksionet, shenjat e hershme që tregojnë se keni probleme me këtë organ

20 Maj 20:56

Mëlçia është një organ tejet i rëndësishëm në trupin e njeriut. Ka shumë role të rëndësishme si pastrimi i gjakut, luftimi i infeksioneve të ndryshme dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Një nga veçoritë më kryesore të mëlçisë theksohet fakti që është organi i vetëm në trup që rregullon veten në rast dëmtimi. Por dëmtimi i mëlçisë duhet të kapet në kohë.

Disa shenjat kryesore të dëmtimeve të mëlçisë

Çehre e verdhë

Nëse mëlçia nuk funksionon siç duhet për shkak të niveleve të larta të bilirubinës të akumuluar në gjak, lëkura dhe sytë bëhen të verdhë për shkak të ngjyrës së bilirubinës. Kjo gjendje njihet si verdhëz.

Sëmundja shfaqet kur mëlçia është dëmtuar dhe nuk është në gjendje të përpunojë bilirubinën.

Ky lloj i dëmtimit të mëlçisë mund të shkaktohet nga përdorimi i tepruar i substancave toksike, infeksionet, përdorimi i tepruar i alkoolit, hepatitit, tumoreve dhe nga përdorimi i drogës.

Ënjtje

Mëlçia e dëmtuar mund të shkaktojë ënjtje të trupit. Nëse mëlçia është dëmtuar, nuk mund të funksionojë siç duhet dhe të bëjë punën e saj. Kjo sjell akumulim të ujit në trup dhe gjymtyrë, në shumë raste tek këmbët dhe barku.

Nxirje

Nëse keni probleme me mëlçinë, trupi nxihet më shpejt dhe më shumë në rast dëmtimi. Po ashtu edhe kur priteni apo çaheni, gjakderdhja është më e zgjatur dhe mpiksja më e vështirë.

Arsyeja për këtë është prodhimi i reduktuar i proteinave të nevojshme për mpiksjen e gjakut. Mëlçia prodhon faktorë të koagulimit dhe nëse është dëmtuar ata nuk mund të prodhohen.

Kruajtje

Simptoma të tjera të sëmundjes së mëlçisë janë kruajtja, dështimi i veshkave dhe problemet me gjëndrën tiroide. Kruajtja fillon si shqetësim acarues, shfaqet në vende të ndryshme të lëkurës.

Probleme me tretjen

Problemet me mëlçinë arrijnë të sjellin ndryshime në ngjyrën e jashtëqitjes. Nëse vuani nga këto probleme, jashtëqitja bëhet më e zbehtë dhe ngjyra e urinës bëhet më e errët.

Asnjë simptomë

Në disa raste, mëlçia e dëmtuar mund të mos tregojë ndonjë simptomë ose shenjë. Në këto raste njerëzit nuk janë as të vetëdijshëm për problemet.

Është tronditëse që gati gjysma e pacientëve nuk kanë simptoma. Ata vetëm vënë re lodhje të vazhdueshme, kruarje dhe mungesë të energjisë.

Nëse sëmundja e mëlçisë nuk trajtohet në kohë, pacientët mund të bëhen të çorientuar, të hutuar dhe shumë të përgjumur.

Në rastet më të këqija pacientët mund të përjetojnë koma dhe madje specialistët tregojnë për situata fatale për shëndetin.

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
Mëlçia Simptoma

Nga e njëjta kategori

“Nuk e di si do vazhdoj pa ty”, Messi thyen heshtjen pas humbjes së babait: Do i rris fëmijët siç bëre ti me mua, të dua!

më shumë...

Ansambli koncert në Durrës, artistët tur veror në qytete të ndryshme të vendit

më shumë...

Investimi në aksin “Shirokë-Zogaj”, rruga nxit zhvillimin e aktiviteteve të reja turistike

më shumë...

“Bankers nuk na paguan qiranë”, protestojnë banorët e zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:50

“Nuk e di si do vazhdoj pa...

3:20

Ansambli koncert në Durrës, artistët tur veror...

3:16

Investimi në aksin “Shirokë-Zogaj”, rruga nxit zhvillimin...

3:14

“Bankers nuk na paguan qiranë”, protestojnë banorët...

3:09

Shtohen sëmundjet reumatizmale në Elbasan, mjekët: Po...

3:02

Fund importit të mishit nga Brazili, ekspertët:...

2:59

Zbulohet një lokal në Potam ku shitej...

2:56

“Rama kërkon të gjitha pushtetet”, Berisha: Do...

2:52

Pas vitesh të vështira, kjo shenjë horoskopi...

2:47

Rrëzohet avioni luftarak F-16 në Turqi, shpëton...

Foto ilustruese
2:27

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Kosovës 50-vjeçari i...

2:14

Trump: Ngushticën e Hormuzit e zotërojmë ne,...

2:04

Përplasjet në Kuvendin e Kosovës, reagon presidentja...

1:40

Tension në Parlamentin e Kosovës, konfrontim fizik...

1:18

Onkologjia shkon më pranë pacientit, rikualifikohet njësia...

1:14

Riaktivizohet në mesnatë vatra e zjarrit në...

1:02

U hodh nga shkëmbi në det, dëmtohet...

12:57

Negociatat Izrael- Liban në shtator, arritja e...

12:32

Propozimi për Reformën Territoriale, Rama mbledh kryebashkiakët...

12:04

“Serbia e humbi Kosovën”, Rama: Lumi Ibër,...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • Sot eklipsi diellor, spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.