Subscribe

Nga Enkelejda Mema 

Në qershor kongresi i Partisë Socilaiste do të jetë me delegatë të ripërtërirë. 950 përfaqësuesit e rinj në organin më të rëndësishëm të partisë do të dalin nga zgjedhjet e së premtes dhe së shtunës. 95 mijë anëtarë të PS janë thirrur për të votuar sipas parimit një anëtar, një votë.

“Delegatët e kongresit do të jenë vazja dhe gra, djem dhe burra në mënyrë të barabartë, ku 3 të 4 do të jenë delegatë të rinj që nuk kanë qenë më parë”, tha sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.

Pasi të hedhë votën në njësinë administrative të Dajtit, kryesocialisti Edi Rama udhëton drejt Greqisë. Turi me diasporën nis më Athinën. Në stadiumin “Galatsit” do të mbahet takimi me shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj. Numri dy i socialistëve, Blendi Klosi tha se mes vizitës së Edi Ramës me fushatën zgjedhore për eurodeputetët në Greqi nuk ka asnjë pikëtakimi.Po aq as data 12 maj që përkon me arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, që është edhe shkaku i bllokimit të ecjes para me negociatat anëtarësuese të Bashkimit Evropian më Shqipërinë.

“Nuk ka asnjë lidhje me vitin e datës së arrestimit, kandidatit të opozitës së bashkuar në Himarë, siç nuk ka asnjë tendecë që takimet me diasporën shqiptare të ndikojnë në politikën e brendshme të vendeve ku padyshim ne nuk kemi asnjë arsye që të ndikojmë në politikat e tyre të brendshme”, tha Klosi.

I pyetur nga Vizion Plus se kush do të garantojë sigurinë e vizitës së kryeministrit Edi Rama dhe takimin e tij me diasporën shqiptare, Blendi Klosi u përgjigj.

“Përfaqësuesit e lartë të shtetit helen kanë deklaruar standartet normale të ruajtjes së sigurisë në aktivitetin e ditës së dielë, nuk e mendoj as fare që do të ketë ndonjë incident ose ndonjë moment. Kam bindjen që aktiviteti i ditës së dielë do të jetë një festë”, tha Klosi. 

Pas thirrjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nga SPAK për aferën e inceneratorit, numri dy i PS-tha se të parit të kryeqytetit nuk i është kërkuar dorëheqja nga detyrat që ai mban.

“Nuk kemi asnjë situatë që ne të vlerësojmë punën e drejtuesve politikë, jemi në një situate ku e gjithë partia po funskionin në kuadër të rienergjizimit. Punët e brendshme të PS nuk kanë asnjë lidhje me organet e drejtësisë”, tha Klosi. 

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *