Elsa Lila ka qenë kryefermerja e kësaj jave në fermë. Ajo rrefeu eksperiencën e saj, vështirësitë dhe rezultatet e arritura me postin që mbajti për një javë.
Elsa u shpreh se Agai i ka dhenë një zarf, të cilin do t’a lexoj ditën e nesërme. Fermerja tha se bëhet fjalë për një sfidë në grup që do të ndodh këtë javë. Elsa Lila është me mision nga Agai që nga hyrja e saj në fermë për të prishur rehatinë e fermerëve të tjerë.
“Kanë qenë të lodhshme, por kemi sjellë në fermë rezultate shumë të mira. Përfitoj nga rasti për të folur për zarfin që kam marrë nga Agai. Më është dhënë një zarf me një sfidë. Agai më ka thënë që unë do ta komunikoj këtë zarf duke qenë se jam dhe koordinatorja e kësaj sfide. Edhe pse sot do të zgjidhet një kryefermer tjetër, zarfin do t’a mbaj unë. Zarfi mu dha dje, sfida do të jetë në grup jo e ndarë në grupe. Komunikimin se për çfarë bëhet fjalë sfida do t’a jap nesër paradite. Do ja nisim punës menjëherë pas zarfit. Zarfin e kam në sirtarin e parë poshtë radios dhe do të doja që askush të mos e hapte. Agai më ka thënë se nëse dikush e hap dhe e lexon zarfin para komunikimit tim do të ketë penalizime”, tha Elsa./vizionplus.tv





