Debati me Albanon, përlotet Himena, çfarë i ndodhi fermeres?

Himena është përballur me Albanon, pas debatit të ndodhur gjatë kohës kur shijonin ndeshjen. Të dy ishin kundërshtar të cilët kanë krijuar situata jo të këndëshme me njëri-tjetrin.
Gjatë sqarimit të situatës fermerja është përlotur. Ajo rrëfeu se pas debatit me Albanon ka ndezur një qiri, pasi në atë datë kishte përvjetorin një person i afërt i fermeres, i cili tashmë nuk jeton më.
“Unë kam kërkuar qiri një ditë para. Po mundohesha ta mbaja brenda që të mos shqetësoja të tjerët. Nuk dua që të më duan vetëm për t’u dhimbsur. Mu bën shumë gjëra sa që plasa. Ajo datë ishte një person, një krah imi i fortë që janë bërë vite që ka ikur nga kjo botë. Ka qenë një person që është arsyeja që unë jam kështu siç jam. Brenda 24 orëve mua më ndryshon humori, qaj, qesh, mërzitem, por kjo jam”, tha Himena./vizionplus.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Zu29sm_YnS0



