Kryeministri Rama ka publikuar disa foto nga takimi me homologun hungarez, Viktor Orban.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë e cilësoi një ditë të veçantë, ndërsa zbuloi se u diskutua në veçanti për ecurinë e intergimit evropian të Shqipërisë.

 

“Budapest – Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, shkruan Rama.

 

Kryeministri, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Budapest, do të kthehet në Shqipëri të mërkurën, datë kur Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *