Subscribe

Kryeministri Edi Rama e ndali theksin edhe tek ilaçet e shumta që përdorin qytetarët e infektuar, për trajtimin në banesë.

 

Para gazetarëve, Rama tha se ndodh për shkak të frikës e ankthit të pacientëve.

 

Shefi i qeverisë bëri me faj për këtë edhe farmacitë, që sipas tij, po bëjnë biznes në këtë situatë.

 

“Jo vetëm këtu, njerëzit priren të marrin shumë ilaçe. Megjithëse kjo është diçka që kundërshtohet në mënyrë të vazhdueshme nga ekspertët. Mesa duket, frika, kujdesi, ankthi i shtyn njerëzit që të marrin shumë ilaçe. Ndërkohë, ajo që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme është që ky virus duhet trajtuar me disa kura bazë, pa u turrur për të mbingarkuar veten me ilaçe, përsa kohë që gjendja është jokritike. Kur gjendja shfaqet kritike, duhet shkuar në spital. Me këtë histori bëhet biznes nga farmacitë dhe ju jepen njerëzve ilaçe pafund, jo vetëm në Shqipëri, por kudo. Gjëja më e udhës është të merret receta nga mjeku i familjes, derisa gjërat nuk janë kritike.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *