Në prezantimin e programit “Drejtësia që duam”, kryeministri Edi Rama u shpreh se kërkon një mandat të tretë, me argumentin se nuk ndiehet i kënaqur me punën e bërë.

Gjatë fjalës së mbajtur, kreu i qeverisë theksoi se progresi i bërë deri tani në çdo fushë nuk mjafton dhe se më 25 prill do të vendoset fati i drejtësisë. Sipas tij, drejtësine re mund ta ndërtojë vetëm Partia Socialiste.

“Të gjithë ju motra e vëllezër, zgjedhës të çfarëdo kahje diskutoni përditë e më shumë me njeri-tjetrin për zgjedhjen që duhet të bëni në 25 prillin që po afron. A duhet të më jepni mua dhe PS një mandat të tretë apo duhet të rimerrni në drejtimin e vendit ata që kanë qenë me vite aty deri para 42 muajsh. Në fakt ky që vjen është mandati i tretë për mua dhe PS dhe mandati i 5 për Saliun, Lulin dhe PD. Pa harruar se është dhe mandati i 5 për Ilir dhe Monikën, herë me PS, herë me PD, prapë me PS, prapë me PD, gjithnjë me të njëjtin avaz. Sa herë fitojnë ata shqipëria humb. Shqipëria është më mirë se dje, por ende ajo që ju doni dhe as ajo që unë dua. Prandaj kërkoj mandatin e tretë se po të ndihesha i kënaqur do ndalesha këtu. S’mund t’i lëmë në mes këto punë. Nuk ka diskutim që kemi bërë progres në këto 7 vite, por ky progres nuk mjafton. Në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi, siguri, në ekonominë e familjes së zakonshme shqiptare jo e jo. Ky progres mjafton për garancinë se ne e dimë ku duam të arrijmë…  Unë nuk jam i dërguari i Zotit në tokë, as ëngjëll nuk jam dhe as kjo që po vjen nuk është garë mes ëngjëjsh dhe djajsh. Nuk jemi pa të meta, pa gabime. Kemi bërë gabime që i dimë dhe që i dimë. Ne nuk jemi as një pyll pa derra, sepse batakcinjtë dhe pisanjosët që e kanë njollosur këtë vend. PS nuk është as kishë dhe as xhami, është një mision që vazhdon pa u ndaluar dhe është karakter i pakrahasueshëm me të tjerët në fushën e ndeshjes.”

Ai shtoi më tej se presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha mbështeten nga gjykatës të përjashtuar nga Vettingu.

“Koalicioni opozitar kundër drejtësisë, për t’i nxjerrë nga ajo çadra katër vite më parë u dhanë vende në qeveri e poste duke iu ardhur pas avazit vetëm që të ktheheshin në kuvend për të votuar Vettingut dhe vetëm pastaj  të hynin në zgjedhje, ju mund të thoni po mirë, po ja ikën 4 vjet që kur ta dhamë timonin dhe kush dreqi  është futur në burg nga ata që ju e dini dhe unë e di. Kush e ka menduar se vota për vetting dhe vetë vettingu do çonin njerëz në burg, duhet ta dijë që vettingu është vetëm hallk e parë, fshesa e drejtësisë, është e vetmja rrugë që duhet vazhduar me këmbëngulje për ta pasur nesër drejtësinë që duhet. Meta dhe Berisha më të frikësuarit nga drejtësia, mbështetën nga prokurorë e gjyqtarë që janë fshirë nga vettingut dhe ato të korruptuarit deri s t’u vijë fshesa e vettingut, PD-LSI dhe KCK janë tre këmbët e së keqes me dy koka presidencës që kërkonin fatin e reformës në drejtësi. Nëse do votoni për PD-LSi se po votoni për ndryshimin apo se nuk doni që të më votoni mua, do bëni një gabim fatal.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *