Subscribe

Mariana dhe Valeri tashmë po jetojnë një sfidë të re me njëri-tjetrin në ishillin e Arameras, pas përplasjeve të fundit që patën me njëri-tjetrin.

Mikeshat e Valerit, në një intervistë në “Vizioni i Pasdites”, kanë dekalruar se akuzat e Marianës ndaj tij ishin të papranueshme. Ato shtojnë se “internimi” në Arameras është një shans për aktoren që të tregojë që nuk është ajo që u shfaq para disa ditësh.

Mariana vendosi disa kushte të papranueshme në një format televiziv. Nëse nuk të pëlqen prania e një personi, duhet ta respektosh dhe nuk është e pranueshme që të thuash mos vijë ku jam unë. Kjo është një mundësi për Marianën, për të treguar se nuk është ajo e disa ditëve më parë që përdori një gjuhë vulgare dhe Valeri nuk e meritonte një gjë të tillë”, u shprehën mikeshat e Valerit.

Ato më tej thanë se shoku i tyre nuk ka një strategji të mirëmenduar, por çdo sfide që merr përsipër i shkon deri në fund.

Valeri u qëndron fort parimeve të veta dhe këtë nuk e bën me sforco. Ai di të bëjë gjënë e duhur në kohën e duhur, nuk ka një strategji të mirëmenduar.

Valeri do ta shijojë këtë eksperiencë. Ai ka karakter ti çojë gjërat deri në fund, është ambicioz, por jo duke e përdorur tjetrin për lojë. Pse jo mos kesh ambicie për ta fituar, kur i hyn seriozisht një sfide. Valeri është edhe mirënjhës dhe do të argëtojë publikun. Provokon lojatrët e tjerë për të nxjerrë një anë tjetër të oanjohur të tyre. Valeri fal dhe di të kuptojë”, thanë ato./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *