Subscribe

Pas arrestimit të Fatos Tushes dhe shkarkimit të tij nga posti i kryebashkiakut të Lushnjes, kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte kryetarët e bashkive.

 

Në nisje të fjalës së tij, kreu i qeverisë, duke iu referuar kësaj ngjarjeje, kreu i qeverisë theksoi se PS nuk është zyrë avokatie, ndërsa njoftoi përjashtimin e Tushes nga PS.

 

“Kryetarët e bashkisë kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në përfundim të gjykimit, por s’është puna ime dhe as e PS që të kërkojë pafajësinë e tyre. Ky është rasti për t’jua përsëritur juve dhe të gjithë të tjerëve që do të marrim besimin e shumicës tonë të mandatuar për të 3 herë rresht si forcë qeverisëse. PS nuk është zyrë avokatie e të pandehurve të akuzuar nga drejtësia, por është fuqia e votuar nga populli i saj. Korrupsioni, ryshfeti, bakshishi nuk kanë ngjyrë politike, janë e zeza, errësira, llumi, me të cilin duhet dhe do të përballemi për të vazhduar të riformojmë Shqipërinë. Kush shkel të drejtat e qytetarëve, i vetëm para drejtësisë. Të refuzojmë çdo lloj mbrojtjeje për këdo që bie pre e tyre të udhëheqim popullin drejt majës. Kryebashkiaku i Lushnjes do të shkarkohet nga detyra dhe do të përjashtohet nga PS. Masat do të rishikohen vetëm nëse do të dalë i pafajshëm”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *