Subscribe

“Ju e keni dëgjuar qe edhe këtë ma përflasin shume, ma përflasin shume dhe ma përflasin keq shume, por unë nuk kam çfarë te bej, unë jam feminist se jam socialist.”

Kështu ka zgjedhur t’i ktheje përgjigje akuzave te opozitës per fyerje ndaj deputeteve demokrate, kryeministri Edi Rama. Nga Forumi i Gruas Socialiste, lideri i mazhorances ka sqaruar edhe njëherë momentin shume te diskutuar te seancës plenare te 25 shkurtit, per te cilën opozita kërkoi përjashtimin e tij nga Parlamenti.

“Une nuk mund te pranoj dot asnjë leksion nga ata qe kur ishin ne qeveri e kishin qeverinë një çete me burra dhe mbanin një grua te vetme për hajmali. Dhe aq me tepër pastaj te pranoj leksione nga burra qe i abuzojnë gratë per t’i bere viktima, siç abuzuan me atë te shkreten qe unë i thashë motër, ata thonë i tha mostër, se duan ta përdorin viktimën per te luftuar me mua dhe me ne.” 

Ndërkaq, Rama ka mbrojtur serish reformat e qeverise duke përsëritur tezen e tij se vende pune ka, por mungojnë punëtoret e kualifikuar.

 “Le ta kthejnë si te kenë qejf muhabetin, le te bëjnë sa te duan kultin e shqiptarit qe i di te gjitha. Dëgjoja nje profesor nje dite qe thoshte si mund ti kërkoje qeveria te rinjve shqiptare qe te shkojnë te punojnë neper ndërmarrje, ndërkohe qe ata janë te gjithë me diploma edhe meritojnë pune te larte. Po se u çuan neper Universitete ku prindërit e këtij vendi harxhuan 148 milionë euro per rreth 28 mije diploma qe rezultojnë pa asnjë vlere dhe krijuan popullin me me shume jurist ne planet.”

Rama ka lajmëruar se qeveria do te miratoje se shpejti nje vendim qe 50% e anëtareve ne bordet e ndërmarrjeve publike te përbehet nga gra e vajza. I menjëhershëm ka qene reagimi i deputetes Albina Deda, per te cilen kryeministri Rama gënjen, duke përsëritur se ai ka përdorur fjalor fyes ndaj saj te enjten. Për këtë arsye, opozita lajmëroi edhe nje proteste para godinës se qeverise.

Alban Vokshi: Ne nuk mund të heshtim. Ne duhet të reagojmë për çdo grua që sot dhunohet fizikisht, ekonomikisht dhe psikologjikisht nga Edi Rama.

Ne gratë, duhet te protestojmë jo vetëm për Albina Dedën dhe Arbiola Halimin, por edhe për zonjat Merjeme Dilishi (Suku) dhe Mirela Neli kandidate për deputete te Partisë Socialiste për qarkun e Lezhës, që u kërcënuan e dhanë dorëheqjen për t’i hapur rrugën një personi me precedent penal, edhe për Silvana Maksutin kandidate për deputet e LSI për Durrësin, që e detyruan të mos e pranojë vendin e deputetes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *