Një ditë më parë, zv. kryetari i grupit të CDU-CSU së Bundestagut gjerman, David Wadephul tha se reforma zgjedhore duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, ashtu siç përcaktohet në marrëveshjen e 14 janarit 2020.

Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama komentoi deklaratën e zyrtarit gjerman, të cilën e konsideroi zhgënjyës në planin etik dhe të zhbalancuar në atë politik.

“Nuk jam në dijeni të një deklarimi të ministrit (gjerman) do ta shoh. Por nuk ndryshon. Gjermania është një pikë referimi e mbarë botës. Deklarimi i zotit David Ëadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i zhbalancuar në planin politik. Është një mik i mirë i Lulzim Bashës dhe i imi, kam një komunikim të vazhdueshëm me të dhe e çoj për të ndihmuar në letësimin e marrëdhënieve politike. Çmoj edhe faktin që është europian i palëkundur dhe vizionit për Ballkanin Perëndimor. Respekti dhe mirënjohja për cdo orë.”

Sipas tij, deklarimi i djeshëm nënçmon parlamentin e Shqipërisë, sikur të ishte noter pa të drejtë fjale, ndërsa e quajti Wadephul një mik shumë të mirë të Bashës.

“Ai është një mik shumë i mirë i Bashës dhe mik i mirë i imi. Unë e cmoj shumë përkushtimin e tij për të ndihmuar në lehtësimin e marrëdhënieve politike në Shqipëri. Cmoj shumë edhe faktin që ai është një evropian i vendosur dhe i palëkundur për Ballkanin Perëndimor. Ai e cmon shumë marrëveshjen e 5 qershorit, por deklarimi i djeshëm nëncmon Parlamentin e Shqipërisë, si të ishte një noter pa të drejtë fjale i një marrëveshjeje, që patjetër duhet zbatuar. Por, ajo marrëveshje nuk mund të jetë kusht për të ndaluar Parlamentin të shkojë përtej saj. Ky është nxitimi në planin institucional.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *