Subscribe

Pavarësisht se janë bere disa hapa te rendesishem drejt arsimit profesional, përsëri fokusi do duhet te jete me i madh, pasi te rinjtë nuk e shohin ende këtë fushe, si te ardhmen e tyre. Nga Elbasani, ku vizitoi një ofiçine e cila merret me riparimin dhe prodhimit e profileve mekanike, Kryeministri Rama siguroi se shkollat profesionale do të marrin një vëmendje edhe më të madhe.

 

“Ka humbur dashuria për punën, sepse duan të gjithë të bëjnë mastera shkencorë. Dhe thonë duam master shkencor të gjithë dhe e duam pa lekë. E pse duhet të prishin duart me punë. Por ne kemi filluar ta ndryshojmë dhe me arsimin profesional kemi bërë hapa jo shumë të mëdhenj dhe as të mjaftueshëm, por të rëndësishëm. Nga ana tjetër do të fillojmë të shkurtojmë ndjeshëm kuotat për hyrjen në universitet dhe të hapim më shumë kurse profesionale, më shumë shkolla profesionale, të bëjmë kolegje profesionale dyvjeçare, në mënyrë që të kemi krah të kualifikuar pune për prodhim se themi “prodhim” dhe kur vjen puna te prodhimi, çfarë kemi prodhuar 20 e ca vjet? Diploma juridiku dhe diploma ekonomiku.”

 

Kryeministri Rama mbështeti idenë e sipërmarrësve për te hapur kurse për profile te caktuara mekanike, duke i garantuar se qeveria do te jete e gatshme për te mbështetur nisma te tilla.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *