E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Punonjësi i Gardës i jep fund jetës me armën e shërbimit

Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e 27 majit në banesën e tij në Rrugën e Dibrës, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 07:05, shtetasi Albert Gadica, rreth 42 vjeç, është konstatuar i pajetë brenda banesës së tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se punonjësi i Gardës i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për të sqaruar dhe dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë