Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni shpërtheu në akuza shumë të forta kundër qeverisë, opozitës jashtëparlamentare, por edhe ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Duke diskutuar në seancën parlamentare për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Gjoni tha se kreu i shtetit është kthyer në një deputet me korrespodencë. Sipas tij, Rama, Meta dhe Basha janë bashkë.

“Realiteti është që COVID-19 në Shqipëri nuk po bën kërdinë, prandaj jeta duhet të kthehet në normalitet sepse kjo i jep target qeverisë që të jetë më autoritare. Skemën politike po e dominon Rama, dhe dashuria e tij për Metën. Ku je Taulant, pse s’po shkarkoni Metën? E morët nga politika e cuat në azil, tani e keni kthyer në deputet me korrespodencë. Si mund që presidenti të bëjë propozime për ndryshimin e Kodit Penal. Rrotullohen treshe në krevat mbi kurrizin e popullit, kjo është fatkeqësia e këtij vendi, bëjnë teatër ndërkohë që vendi po grabitet. Rama ka një fat të madh që ka përballë një dështak, e kam fjalën për atë që bën si lider opozite, por rri si dele. Është e turpshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *