Subscribe

Kjo godinë e braktisur në lagjen “4 Heronjtë”, në afërsi të qendrës së Vlorës prej gjashtë vitesh është kthyer në një shqetësim për banorët e zonës.

Pasi u braktis nga pronarët, ndërtesa është kthyer në një strehë për përdoruesit e lëndëve narkotike dhe kryesisht për ata të drogërave të forta.

Banorët ankohen per Vizion Plus, se ndihen të rrezikuar pasi çdo ditë në këtë shtëpi hyjnë e dalin persona të grupmoshave të ndryshme të cilët përdorin lëndë narkotike.

Por situata mbetet shqetësuese pasi pak metra poshtë godinës është dhe një shkollë 9-vjeçare.

Autoritetet kanë bërë disa here përpjeke për te mos lejuar përdoruesit e drogave ne ketë vend, por pa mundur t’i ndalojnë plotësisht ata.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *