Një 57-vjeçar ra në prangat e Policisë së Skraparit këtë të mërkurë pas një ngjarjeje të ndodhur një ditë më parë.
Mbrëmjen e të martës shtetasi me iniciale H. H. qëlloi me armë zjarri në ajër dhe më pas edhe në drejtim të forcave të policisë.
Më pas ai u fut në banesë dhe refuzoi të dorëzohej, pavarësisht thirrjeve të uniformave blu. Pasi ndërhynë edhe forcat Renea, 57-vjeçari u prangos.





