Subscribe

Prej 3 ditësh partia socialiste dhe partia demokratike ndjekin vetëm një strategji; mazhoranca sulmon kreun e PD për pasurinë e kunatit dhe opozita i kundërpërgjigjet duke akuzuar deputetet socialiste për pasurinë e tyre personale.

 

Ervin bushati ka bere publike sot paratë që dy firma i kanë dhënë kunatit të Lulzim Bashës.

 

Ervin Bushati: “Intersig” dhe “Noa”, dy kompani në pronësi të Gentian Sulës, kanë derdhur në llogari të kunatit me dhjetëra milionë lekë brenda një viti të vetëm. Edhe ky biznesmen, figuron në listën e Lulit. Pyetja që Basha duhet t’i përgjigjet sot është: Përse këta persona janë burra të mirë kur paguajnë taksën e kunatit, por bëhen oligarkë kur kryejnë punë publike, duke krijuar vende të reja pune?

 

Pak orë më vonë nga selia e PD ka dalë Gazment Bardhi i cili ka akuzuar deputetin Bushati se ka fshehur pasurinë.

 

Gazment Bardhi: Deputeti i Edi Ramës Ervin Bushati ka fshehur plot 7 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale 3600 metër katrorë. Me kaq pasuri të padeklaruara, një gjykatës apo prokuror do të ishte shkarkuar menjëherë nga detyra dhe do të kishte shkuar në burg. Ndërsa Ervin Bushati, i cili shpif dhe sajon biseda korridoresh, vazhdon të gëzojë pasuritë e padeklaruara nën mbrojtjen e Edi Ramës, që t’i shërbejë Padronit dhe të mbrojë oligarkët e tij.

 

Replikat mes dy selive nisen vetëm një dite pasi Partia Demokratike publikoi një liste me biznese te cilat i cilëson oligarkë e prezantoi nismën për konfiskimin e pasurisë se kompanive dhe zyrtareve te cilët kane abuzuar me fondet publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *