Subscribe

59 të arrestuar në diten e dytë të protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha kanë dalë këtë të dielë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Për shkak të numrit të lartë, të ndaluarit janë ndarë në tre grupe dhe jane gjykuar nga tre gjyqtarë të ndryshëm.

Mes protestuesve janë dhe 12 të mitur. Seanca eshte mbajtur nën masa të rrepta sigurie.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat e grumbullimit dhe manifestimit të paligjshëm si dhe ajo e shkatërrimit të pronës publike e shtetërore.

Ndërsa pritet që të jepet masa e sigurisë disa gra zhvilluan një protestë para Drejtorisë të Policisë Tiranë ku kërkuan lirimin e të gjithë miturëve të arrestuar gjatë protestave.

Në tubimin e zhvilluar të entjen, protestuesit ndonëse ministri i Brendshëm Sander Lleshaj dha dorëheqjen u përplasën me policinë.

Protesta e cila zgjati rreth tre orë filloi filloi pranë godinës së Ministrisë së Brendshme, ku dhe nisën tensionet e para. Tubuesit hodhën gurë e flakadanë në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

Protesta u spostua më pas në zonën e ish-Bllokut dhe në disa pjesë të qendrës së kryeqytetit, ndërsa nuk u evitua dhuna për asnjë moment nga të dyja palët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *