Disa qytetarë nisën të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, për të organizuar kështu protestën e pestë për Klodian Rashën. Qysh në minutat e parë, protestuesit kërkuan “kokën” e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Sipas tyre, Veliu ka tentuar të manipulojë provat për vrasjen e Rashës.

 

“Përgjegjësinë e ka Ardi Veliu, ai ka manipuluar provat. Ardi Veliu është munduar të manipulojë provat, ka 3 deklarata kontradiktore.”

 

Nga ana tjetër, efektivët janë në gatishmëri dhe po u kërkojnë qytetarëve të shpërndahen sepse nuk lejohen grumbullimet gjatë pandemisë. Policët po ushtrojnë edhe kontrolle tek të rinjtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *