Të rinjtë e partisë demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë bërë sërish bashkë këtë të hënë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

Protestuesit goditen me domate ndërtesën e ministrisë dhe paraqiten një bilete simbolike avioni për kryeministrin Rama me destinacion Kolumbinë.

 

Tubuesit thane se Rama është i lidhur me klanet qe kontrollojnë trafikun e drogës dhe i mbron ato.

 

Te rinjtë me pas e përmbyllën protestën e tyre duke e çuar biletën ne sheshin para selisë se qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *