Në Rrjoll vijojnë përplasjet e banorëve të zonës me policinë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë.
Gjatë përplasjeve dy prej banorëve janë lënduar dhe kanë humbur ndjenjat, ndërsa janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkodrës.
Prej gati një muaj banorët e Baks Rrjollit kanë kundërshtuar investimin në tokat për të cilat ata pretendojnë se kanë letrat që vërtetojnë pronësinë e tyre.
Ata vazhdimisht kanë tentuar të bllokojnë punimet e kompanisë dhe kanë bërë edhe protesta para institucioneve të drejtësisë.
/vizionpls.tv





