Një nga ditët më të dhunshme dhe më kaotike të Hong Kongut ishte 70 vjetori i sundimit të Partisë Komuniste në Kinë.

 

Në protestat e së martës të zhvilluara në Hong Kong një protestues 18-vjeçar u qëllua në gjoks me një plumb.

 

Ndërkohë sipas mediave ndërkombëtare 104 persona janë dërguar në spital dhe 180 të tjerë janë arrestuar si pasojë e dhunës së ushtruar nga protestuesit me bomba benzine dhe predha të tjera luftuan me policinë në disa pjesë të Hong Kong-ut.

 

Shefi i policisë Stephen Lo tha se 25 oficerë u plagosën. Në ditët që çuan deri në përvjetorin, tensionet ishin të larta në Hong Kong, e cila gjithmonë sheh protesta në Ditën Kombëtare.

 

Në Hong Kong gjatë këtij viti për katër muaj me radhë ka pasur protesta të nxitura nga ndryshimet e propozuara në një projekt-ekstradim.

 

Megjithëse ndryshimet janë braktisur, trazirat kanë vazhduar, duke u zgjeruar në kërkesa për një demokraci më të madhe.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *