Subscribe

Qendra e Parisit këtë të shtunë ishte në kaos të plotë. Mijëra demonstrues francezë u mblodhën në kryeqytet për të kulmuar demonstratat e tyre të nisura prej më shumë se një jave në shumë qytete të Francës, kundër çmimit të lartë në naftës.

 

Rreth 3,000 policë janë vendosur në Paris për të parandaluar protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës. Demonstratat zhvillohen pranë Kullës Eiffel dhe në vende të tjera të qendrës së qytetit. Më shumë se 36,000 njerëz konfirmuan në rrjetet sociale pjesëmarrjen në tubimin e kryeqytetit.

 

Kundërshtarët e taksave të naftës të cilët identifikohen si jelekët e verdhë thonë se qeverisë i mungon një vizion i qartë. Demonstruesit kërkuan të takoheshin edhe me Presidentin Emmanuel Macron.

 

Qeveria ka kërkuar të qetësojë qytetarët e revoltuar këto ditë duke premtuar rreth 500 milionë euro për të dyfishuar një bonus prej 2000 euro të dhënë për shoferët me të ardhura të ulëta. Por kjo masë e qeverisë nuk ishte e mjaftueshme, jelekët e verdhë kërkojnë që qeveria të ndryshojë taksat e karburantit, të cilat, kanë çuar në një rritje prej rreth 20 për qind të çmimit të naftës vitin e fundit.

 

Çmimi i karburanteve pësoi rritje pasi qeveria e Macron ngriti taksën këtë vit me 7.6 centë për litër në naftë dhe 3.9 centë në benzinë, si pjesë e një fushate për makina dhe karburant më të pastër.

 

Bilanci I tubimeve prej një jave rezulton dy të vdekur dhe 620 të plagosur, ndër të cilët 136 janë policë. Ndërkohë, të paktën 50 vetë janë arrestuar.

 

Aktualisht një litër naftë ne Francë shitet 1.48 euro.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *