Që prej orën 19:00 të kësaj të mërkure, e deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar.
Shkak për këtë bllokim do të jetë protesta e fermerëve.
Policia njofton se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv





